“Mur” ndaj Dibalës, shikoni notën për Strakoshën përballë Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 23:48

“Mur” ndaj Dibalës, shikoni notën për Strakoshën përballë Juves

Lacio arriti një fitore të madhe mbrëmjen e sotme, duke mposhtur 3-1 Juventusin, dhe një paraqitje fantastike bëri edhe Tomas Strakosha.

strakosha

Portieri i Kombëtares, ishte një siguri për bardhekaltrit, që më pas arritën të përmbysin edhe golin e Ronaldos. Gardiani shqiptar vlerësohet me notën 6.5 nga “tuttomercatoëeb” pas ndeshjes, dhe ky është komenti për të: “Topi i dhuruar për dibalën ishte pothuajse perfekt për argjentinasin, por Tomas e rikuperon menjëherë gabimin e bërë me një pritje. Nuk mund të bëjë shumë tek goli i Ronaldos, por ishte i sigurt dhe i kujdesshëm në të gjitha situatat e tjera gjatë ndeshjes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"