Mungesat, Tirana në alarm para Skënderbeut. Ekipi me vetëm 14 lojtarë, Ahmataj në hall për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 11:11

Mungesat, Tirana në alarm para Skënderbeut. Ekipi me vetëm 14 lojtarë, Ahmataj në hall për formacionin

Tirana në emergjencë edhe në sfidën me Skënderbeun. Skuadra bardheblu pas dhjetorit përballet me mungesa të mëdha, aq sa trajneri Julian Ahmataj disa herë është detyruar të bëjë ndryshime të mëdha. Në sfidën me Teutën, Tirana pati mungesën e dy lojtarëve, Latifit, për kartonë dhe Najdovskit, të dëmtuar.

tirana kupe

Gentian Selmani është ende jashtë, ndërkohë që Patrik mund të luajë disa minuta. Edhe në këtë sfidë bardheblutë do të kenë dy mungesa. Së pari, Albi Doka, për kartonin e kuq si dhe që është dënuar 3 javë dhe Fjoart Jonuzi, po i ndëshkuar me kartonë të verdhë. Në këto kushte, Tirana nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, veçse të luajë çdo ndeshje “laj-thaj” me 11 lojtarë e dy zëvendësues, veç portierit.

FORMACIONI –

Ahmataj me shumë mundësi do të aktivizojë nga minuta e parë Abdullahun. Në mbrojtje treshja Lulaj, Najdovski e Hoxhallari. Mesfusha do të jetë me pesë vetë ku Përgjoni e Haxhiu luajnë nga krahët. Qendra e mesit të fushës përbëhet nga Deliu, Lushkja dhe Meta. Në sulm dyshja Abazaj-Latifi. Skema me shumë mundësi do të jetë 3-5-2. Nga ana tjetër nëse Meta luan djathtas mund të kemi një aktivizim të Jakut në mesin e fushës.

STOLI –

Çudia e Tiranës është që në stol lojtar me eksperiencë që mund të aktivizohet 90 minuta është vetëm Mici. Patrik mund të jetë në fushë disa minuta. Lojtarët e tjerë janë Tola, Jaku, Çereni, të gatshëm për këtë sfidë. Duket qartë se ekipi ka nevojë të ethshme për futbollistë, pasi paçka dyshes Doka-Jonuzi që mungon, skuadrës i duhen alternativa.

SHIFRAT –

Për t’u çuditur është. Tirana nuk mundet nga Skënderbeu prej më shumë se Qefalija, më pranë Dinamos Klevi Qefalija është pranë Dinamo City. Mesfushori i Tiranës mund të kalojë te dinamovitët, klub me të cilin do të luajë deri në vitin 2026. Ai ka rënë dakord për marrëveshjen, por për momentin klubi nuk po lëshon kartonin. Qefalija dhe Dinamo duhet të paguajnë për periudhën e formimit. Nëse i mbushin mendjen Refik Halilit, lojtari mund të kalojë te Dinamo. Futbollisti është kërkuar edhe nga Elbasani. Qefalija është aktivizuar në vetëm 7 ndeshje në këtë sezon futbollistik, ku realizoi edhe një gol ndaj Skënderbeut. 4 vitesh. Fitorja e fundit e Skënderbeut ndaj Tiranës daton në 23 nëntor 2019. Më e rëndë është situata për fitoren në shtëpinë e Tiranës. Korçarët nuk ia dalin që të fitojnë një ndeshje pre 7 vitesh e 9 muajsh. Fitorja e fundit në kryeqytet e korçarëve daton prillin e 2016-ës.

LARGIMET –

Katër lojtarë i janë larguar Tiranës. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit.  Dje u zyrtarizua edhe largimi i Klevi Qefalisë. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi para vitit të ri blerjen e sulmuesit të Tiranës, që përfitoi nga ky transferim 300 mijë euro neto. Për Kainën kanë marrë 78 mijë euro. Largimi i radhës pritet të jetë mbrojtësi Albi Doka.

formac

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"