Mungesat te Dinamo, momenti që stoli të tregojë vlerat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 20:05

Mungesat te Dinamo, momenti që stoli të tregojë vlerat

Ndeshja e radhës me Egnatian është një mundësi e mirë për lojtarët e stolit te Dinamo. Ndoshta jo vetëm për mbrojtjen, ku mungesat e detyrojnë trajnerin Mehmeti të bëjë dy lëvizje, pasi Hoxha dhe Behiratçe janë të skualifikuar.

DINAMO STERVITJE

Janku me të gjitha gjasat e nis ndeshjen e nesërme nga minuta e parë, alternativa tjetër është Mija, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë modifikim me ndonjë mesfushor të tërhequr prapa. Dinamo në fakt pak u ka besuar lojtarëve të stolit gjatë këtij kampionati.

Trajneri Mehmeti preferon të bëjë pak ndërrime, ndaj Vllaznisë për shembull u bë vetëm një (Qefalija). Blutë kanë në skuadër një numër të madh lojtarësh dhe ndeshje si kjo me Egnatian, mund të konsiderohen si një shans i artë për ata që synojnë të aktivizohen më shumë me fanellën blu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"