“Mund të bëjmë më mirë se në EURO 2016”, kapiteni Gjimshiti: Nuk e fus kurrë veten para ekipit, kemi superskuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 21:10

“Mund të bëjmë më mirë se në EURO 2016”, kapiteni Gjimshiti: Nuk e fus kurrë veten para ekipit, kemi superskuadër

Berat Gjimshiti ka festuar sot për herë të dytë kualifikimin në një Kampionat Europian. Në atë të vitit 2016 ai për fat të keq nuk mori pjesë, por tashmë shpreson që të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën në fushë si kapiten në një edicion ku mendon se ekipi mund të bëjë më mirë.

bandicam 2023-11-17 20-35-37-576

“E meritova me shumë? Besoj që të gjithë e kemi merituar, nuk e fus kurrë veten para ekipit, edhe ju më njihni prej shumë vitesh, nuk kam qenë kurrë e shpresoj që nuk do bëhem kurrë ashtu. Falënderimi i shkon ekipit, stafit, presidentit, FSHF. Pastaj edhe tifozët i kemi më të mirët në botë, 100% jam i bindur, kur sheh edhe në Moldavi që ishin plot që kishin ardhur të na përkrahin, besoj se është fitore e gjithë shqiptarisë.

Më mirë se në Euro 2016? Të them të drejtën cilësitë dhe mundësitë i kemi. Si skuadër besoj se jemi rritur në këto eliminatore, hap pas hapi. Ndeshja sot nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por presioni ishte shumë i lartë. Besoj se do të bëjmë shumë mirë atje, ka kohë për të menduar për ato, të festojmë pak, të marrim ndeshjen e radhës, të marrim vendin e parë që besoj se e meritojmë. Kemi kohë për të menduar për Europianin.

Besoj që mundësia është gjithmonë nëse janë gjërat për t’u arritur. Nëse ke diçka për të ëndërruar, është mundësia për t’u bërë realitet. Unë e kam atë mentalitet, gjithçka është e mundshme në jetë nëse ke shëndetin, besimin e pak fat. Por kemi superskuadër, cilësi të jashtëzakonshme, por edhe si grup jemi shumë mirë.

Kundërshtarët? Nuk e kam menduar fare, gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi. Për shortin ta shohim, po ka akoma kohë për ta menduar”, tha Gjimshiti për “SuperSport” as ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"