Muaji mars kuqezi, ja programi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2023 | 21:45

Muaji mars kuqezi, ja programi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare

Muaji mars do të jetë në shenjën kuqezi me shumë prej ekipeve kombëtareve do të jenë të impenjuara me ndeshje zyrtare dhe miqësore, ndërsa tre turne ndërkombëtarë për moshat do të zhvillohen pikërisht në Shqipëri.

kombetarja-ne-gjermani

Duke e nisur që nga Kombëtarja A, sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024 do të luhet më datë 27 mars në transfertën e Varshavës. Më tej, duke vazhduar me Kombëtaren U17, që do të jetë e angazhuar në fazën “Elite Round” të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë e shortuar në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Gjashtë ndeshjet e grupit do të luhen në Shqipëri në stadiumet “Air Albania” e “Elbasan Arena”.

Sakaq, edhe Kombëtarja U-21 do të jetë e impenjuar në dy ndeshje miqësore në mars. Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars.

Të dyja këto takime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 do të ketë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Maltës U-19 në datat 23 dhe 26 mars në transfertë.

PROGRAMI I EKIPEVE KOMBËTARE NË MARS

KOMBËTARJA A

27 MARS (VARSHAVË)

POLONI-SHQIPËRI 20:45

KOMBËTARJA U-21

23 MARS (ANTALIA)

SHQIPËRI-AZERBAJXHAN

27 MARS (ANTALIA)

SHQIPËRI-POLONI

KOMBËTARJA U-19

23 MARS (MALTË)

MALTË-SHQIPËRI

26 MARS

MALTË-SHQIPËRI

KOMBËTARJA U-17

22 MARS (AIR ALBANIA)

FRANCË-SHQIPËRI 11:30

25 MARS (AIR ALBANIA)

ZVICËR-SHQIPËRI 17:00

28 MARS (AIR ALBANIA)

SHQIPËRI-LETONI 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"