Moviola Vllaznia-Erzeni/ Arbitri dhe VAR gabojnë me të kuqin e Atandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 20:57

Moviola Vllaznia-Erzeni/ Arbitri dhe VAR gabojnë me të kuqin e Atandës

Ndeshja e gjykuar nga Orlando Kuka pati momente të diskutueshme, ku kryesori është ai i ndëshkimit me karton të kuq të Atandës. Një episod që ndikoi shumë në këtë ndeshje dhe vendimi i arbitrave penalizon shijakasit.

ATANDA KARTONI I KUQ

36’ Është momenti që vendos ndeshje dhe që ngre shumë dyshime. Atanda ndal Grudën në hyrje të zonës dhe Kuka akordon faull për Vllazninë, pastaj ftohet nga VAR-i të shohë pamjet. Kryesori ndryshon mendje dhe ndryshon edhe ngjyrën e kartonit, duke e konsideruar si një heqje mundësie për gol ndërhyrjen e afrikanit.

Por Atanda nuk është lojtari i fundit, ka edhe një mbrojtës tjetër të Erzenit aty pranë, kështu që gjyqtari gabon në vendimin e tij. Gabimi është i dyfishtë në fakt, sepse vetëm pak sekonda më parë ka një goditje të Balaj ndaj Kacbufit, në limitet e një kartoni të kuq. Arbitri dhe VAR-i duhej të shikonin gjithë situatën dhe kartoni duhej të shkonte për Balajn dhe jo për Atandën.

67’ Pas një dyluftimi mes Kadriut dhe Smajlit, Erzeni kërkon penallti, por kontakti duket i lehtë. Para nisjes së aksionit ka një goditje të portierit Hasanbelli ndaj Balajt, që gjakoset dhe më pas merr ndihmën mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"