Moviola Partizani-Kukësi/ Dy dyshime për penallti, VAR-i konfirmon golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 21:00

Moviola Partizani-Kukësi/ Dy dyshime për penallti, VAR-i konfirmon golin

Ndeshja e djeshme e gjykuar nga Laver Alla, kishte disa momente të dyshimta.

e8c5131a-3fd2-41ba-83f5-361b52f21e31

4’ Solodovnikov rrëzohet në zonë pas një kontakti. Alla vijon lojën. Regjia nuk e ritransmeton rastin. Mbetet moment i dyshimtë.

21’ Shënon Kukësi me Hasajn, pas një pasimi me thembër të Salamit. Ka dyshime për pozicionin e këtij të fundit, por pas rishikimit të VAR-it konfirmohet gjithçka.

45+4’ Mba rrëzohet në zonën e Kukësit në një duel me Lleshin. Alla ndal lojën për të marrë konfirmimin e VAR-it për një penallti të mundshme. Pak sekonda më pas, vijon lojën. Pamjet tregojnë për një duel trup më trup, me lojtarin e Kukësit, që mbërrin i pari te topi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"