MOVIOLA/ Gafë e rëndë e arbitrit, ja pse Milanit iu mohua fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 22:08

MOVIOLA/ Gafë e rëndë e arbitrit, ja pse Milanit iu mohua fitorja

Milani humbi ndaj Specias 1-2 në “San Siro”, ku polemikat nuk munguan aspak nga ana e kuqezinjve. Milani po sulmonte kur një nga futbollistët e Specias, shkaktoi faull në hyrje të zonës ndaj Rebiç.

serra

Gjyqtari nuk lejoi avantazhin, duke i fryrë bilbilit, teksa topi shkoi te Mesias, që e shndërroi në gol, por që nuk vlejti pasi gjyqtari e kishte dhënë vendimin e tij për faull jashtë zonës.  Sierra kërkoi falje menjëherë, por megjithatë vendimi mbeti dhe Milani doli i humbur nga kjo sfidë. Një vendim që lë shumë vend për interpretim, aq më tepër nga reagimi i arbitrit pasi anuloi golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"