MOVIOLA| Egnatia-Tomori/ Penalltitë, tek e dyta nuk ka as faull (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 23:36

MOVIOLA| Egnatia-Tomori/ Penalltitë, tek e dyta nuk ka as faull (VIDEO)

Egnatia-Tomori prodhoi gola dhe emocione, por mbi të gjitha kontestime. Një ndeshje e vendosur nga dy penallti assesi nuk mund t’i shpëtojë moviolës. Edhe pse ky 90-minutësh iu besua një ndërkombëtari si Enea Jorgji, ankesat nuk munguan.

Egnatia Berati

Në të 11-ën Shtubina pason për A.Maganin dhe ky i fundit rrëzohet në zonë. Pranë sulmuesit ishin Nako dhe Ruço, por nuk kuptohet kush bëri faullin që pretendohet.

E megjithatë, edhe mund të ketë kontakt. Në të 49-ën ka tjetër 11-metërsh. Pas një goditjeje dënimi të Çelhakës, topi përfundon në zonë. Ka rrëmujë dhe Enea Jorgji sheh faull, madje tregon se ka dorë. Pamjet dëshmojnë se askush nga beratasit nuk e prek topin me dorë, veç Shtubinës së rrogozhinasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"