Moviola e Vllaznia-Kukësi/ VAR-i ndihmon Laver Allën, vendime të drejta në Shkodër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 9:51

Moviola e Vllaznia-Kukësi/ VAR-i ndihmon Laver Allën, vendime të drejta në Shkodër (VIDEO)

Vllaznia-Kukësi u gjykua nga arbitri me eksperiencë Laver Alla, ndërsa në VAR ishin Klodian Prenga dhe Eldorian Hamiti. “Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë në ndeshjen e djeshme.FGHH

37’-40’ Pretendim për penallti nga Kukësi. Rashiti godet topin me kokë në zonë dhe Pusi e devijon me dorë. Arbitri Alla vijon lojën dhe më pas në momentin kur aksioni ndalet, pret sinjalizimin e VAR-it. Arbitri shkon dhe shikon rastin në monitor, e më pas akordon penallti për Kukësin. Vendim i drejtë, pasi Pusi e ka devijuar topin me dorë. (VIDEO) + (VIDEO)

58’ Balaj godet Lleshin në fytyrë gjatë një dueli ajror. Arbitri Alla mjaftohet me karton të verdhë për kapitenin e Vllaznisë.

79’ Çoba futet në zonë nga e djathta, por rrëzohet pas ndërhyrjes së Zhongos. Alla vijon lojën dhe nuk akordon penallti. Edhe sistemi VAR nuk ndërhyn. Një rast i dyshimtë, me pamjet që nuk janë të qarta. (VIDEO)

90+3’ Fejzaj godet me bërryl Malën në anësore. Arbitri i jep vetëm një të verdhë, duke ruajtur standardin si në rastin e Balës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"