Moviola e Tirana-Kastrioti/ Goli ishte i rregullt, krutanët pretendojnë për faull (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 13:14

Moviola e Tirana-Kastrioti/ Goli ishte i rregullt, krutanët pretendojnë për faull (VIDEO)

Ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit ka pasur disa raste për moviolë. Përveç dy kartonëve të kuq, të cilët do të analizohen veçanërisht, ndeshja ka qenë nën kontroll të plotë të gjyqtarit Olsion Yzeiraj dhe ndihmësve, si dhe anësorëve Feliks Kolleshi dhe Xhulio Mani e në VAR dhe AVAR: E. Rusta dhe K. Prenga. Vendimet kanë qenë të rregullta, veç golit që nuk ka pamje të qarta.

65656

Minuta e 33-të: Zogaj në fundore brenda zonës heq një top dhe prek Haxhiun. Ka goditje këndi në favor të Tiranës, por lojtari i Kastriotit ka prekur edhe këmbët e futbollistit bardheblu. Ndoshta nuk është penallti.

Minuta e 45+3: Pas një goditje këndi nga Lushkja, provon Najdovski me kokë, topin e heq nga vija fatale Stojanoviç. Topi shkon tek A.Selmani.

90’+1’: Pas një krosimi në zonë, Hila lëviz bukur në zonë, gjen topin dhe godet me kokë duke shkundur rrjetën e Edmir Salit. Në fillim mendohet për pozicion jashtë loje, por lëvizja e mesfushorit të Tiranës është e rregullt. Krutanët pretendojnë për një faull para korrnes së Tiranës.

90+10′: Hasanit i anulohet një gol në minutën e fundit të lojës. Futbollisti kapet në pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë që lojtari është në pozicion të parregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"