Moviola e Kastrioti-Egnatia/ Dy episode në Kamzë, gjyqtari Alla tregohet i saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 13:34

Moviola e Kastrioti-Egnatia/ Dy episode në Kamzë, gjyqtari Alla tregohet i saktë (VIDEO)

Ndeshja e djeshme në Kamzë u gjykua nga Laver Alla, ndërsa në sistemin VAR ishin Klodian Shahini dhe Ani Koçiaj. Kryesori nga Lushnja nuk e pati të vështirë për të akorduar një penallti në favor të Egnatias dhe karton të kuq për Agbekpornun, duke mos pasur nevojën e teknologjisë.

bandicam 2022-12-22 13-45-28-762

Në minutat 12 dhe 43, ganezi i rrogozhinasve, Agbekpornu, bën dy ndërhyrje të panevojshme në mesfushë, fillimisht në mënyrë brutale ndaj Hasanit, e më pas afër fundit të pjesës së parë ndaj Prenkoçeviçit.

Me të drejtë Alla e ndëshkoi dy herë me karton të verdhë dhe automatikisht doli me të kuq, teksa Egnatia luajti për rreth 50 minuta me një lojtar më pak.

Edhe penalltia e dhënë në favor të rrogozhinasve në minutën e 30-të ishte një vendim i drejtë i Allës, pasi Karakaçi, i painteresuar për topin, pengoi Mustën brenda zonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"