Moviola e Kastrioti-Bylis/ Penalltia vjen pas faullit, Lata i fal të kuqin Kodrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 19:00

Moviola e Kastrioti-Bylis/ Penalltia vjen pas faullit, Lata i fal të kuqin Kodrës (VIDEO)

“Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë në sfidën Kastrioti-Bylis.

bandicam 2022-10-31 18-56-58-947

2′ Filipe Soza i Bylisit merr krahun e majtë dhe Kodra i ndërhyn ashpër, duke kaluar “caqet” madje nuk është i interesuar fare për topin, duke shkuar në limitet e të kuqes, por nuk u ndëshkua as me të verdhë.

31’ Kastrioti pretendon për penallti, teksa krutanët protestojnë për një prekje të topit me dorë. Nga pamjet duket që dora e djathtë e lojtarit mik Qoshku nuk është në pozicion natyral. Arbitri kryesor Florjan Lata shkon ta shohë në monitorin e VARit. Por, ballshiotët nga ana tjetër pretendojnë se më parë ka një faull ndaj Damçevskit nga Selmani, i cili para se të gjuajë topin e ka tërhequr lojtarin e Bylisit nga fanella.

66′ Qardaku hyn në zonë në krahun e majtë të sulmit dhe pastaj rrëzohet, duke pretenduar për penallti pas një kontakti me Prenkoçeviç. Gjyqtari i jep karton të verdhë për simulim sulmuesit mik, por nga pamjet duket që ka kontakt sidomos me këmbën e majtë të lojtarit krutan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"