Mjeku i Nejmarit flet për rehabilitimin e futbollistit: Po reagon mirë, por do të jetë një udhëtim i gjatë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 15:14

Mjeku i Nejmarit flet për rehabilitimin e futbollistit: Po reagon mirë, por do të jetë një udhëtim i gjatë…

Sulmuesi brazilian Nejmar iu nënshtrua një operacioni në fillim të nëntorit dhe tashmë ndodhet në rehabilitim të plotë teksa po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt në lojë. fdsgf

Kirurgu Rodrigo Lasmar që kreu operacionin e tij ka deklaruar se: Nejmar po rikuperohet shumë mirë, por është ende faza fillestare. Është një dëmtim i gjurit, një dëmtim kompleks, një këputje ligamenti, këputje menisk që duheshin qepur dhe për shkak të kësaj, ai duhej të kalonte pak kohë pa ecur. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se do të jetë një rrugëtim i gjatë, por ai ka reaguar shumë mirë. Jemi të kënaqur me atë që ka treguar deri më tani”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"