“Mirënjohje pafund të gjithëve, po largohem si burrë”/ Një tjetër futbollist i jep fund aventurës me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 12:52

“Mirënjohje pafund të gjithëve, po largohem si burrë”/ Një tjetër futbollist i jep fund aventurës me Kastriotin

Një tjetër futbollist largohet nga ekipi i Kastriotit. Pas Bedri Grecës, edhe Silvio Zogaj ka njoftuar se rrugëtimi i tij me krutanët ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi përmes një postimi në rrjetet sociale.nm,fn m,

Postimi i plotë

Pershendetje te gjitheve

Dua t’ju njoftoj se eksperienca tek skuadra e Kastriotit mbaron ketu

Ajo cfare ndiej eshte mirnjohje pa fund per kete ekip i cili me hapi dyert ne momentin tim me te veshtire dhe me beri te ndihem i rendesishem dhe i motivuar perseri

Menyra e vetme per ti falenderuar ka qene te jem gjithmone kokulur dhe te jap maksimumin tim ne cdo stervitje dhe cdo ndeshje , dhe cdo sakrifice ja ka vlejtur , sepse sot me plot goje e them fale ketij klubi , presidentit , drejtorit dhe trajnerit Emiljano Cela , djaloshi i pasigurte qe erdhi ne fillim tani po largohet si burre

Falenderimi i fundit shkon per shoket e skuadres te cilet do i mbaj gjate ne zemer dhe secili prej tyre e di qe vellazeria jone beri qe mos te jemi skuadra me e mire , por te jemi skuadra kunder te ciles askush sdo donte te luante nje finale

Tani gati per hapin e rradhes …

Me respekt e mirenjohje , Silvio Zogaj !zogajPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"