Milani nxjerr në ankand sulmuesit, në radarët e kuqezinjve rikthehet bomberi i Torinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 9:48

Milani nxjerr në ankand sulmuesit, në radarët e kuqezinjve rikthehet bomberi i Torinos

Në radarët e Milanit rikthehet Beloti. Sulmuesi vazhdon të mbetet dëshirë e klubit, por tashmë është kthyer në një zgjedhje thuajse të detyruar, duke parë paraqitjet e vijës së parë kuqezi.

Fillimisht Montela e më pas Gatuzo po ndiejnë mungesën e një bomberi në gjendje të garantojë 15- 20 gola në sezon.

Montela dhe Gatuzo

Dukshëm për një si Beloti duhet një investim i madh, sidomos me sulmuesin që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, e cila, për momentin, vlen për blerësit jashtë kufirit italian.

Me “Djallin” që duhet të japë llogari edhe përpara UEFA-s, shuma të tillë nuk duken në rend të ditës, prandaj fillimisht Mirabeli dhe Fasone duhet të shesin.

belotir

I SHUAR DHE I DËMTUAR – Sezoni i Belotit nuk po ecën ashtu si një vit më parë. Vjet më parë “Gallo” shënonte 12 gola, vjet e mbyllte kampionatin me 25, ndërsa në kampionatin aktual ka shënuar vetëm katër herë.

Në rendimentin e tij kanë ndikuar jo pak edhe dëmtimet, por 24-vjeçari edhe në fillimtë sezonit kur ishte mirë nuk është se po jepte ndonjë kontribut për t’u nënvizuar.

Nëse në pamje të parë fajësohen ndalesat e detyruara, jo pak media flasin për një Beloti të mërzitur për shkak se Torino e mbajti kundër vullnetit të tij.

beloti

ULJE DHE LIDHJE – Në Torino shpresojnë, por vështirë se në fund të sezonit aktual dikush mund të ofrojë 100 milionë euro për Belotin.

Te Milani shpresojnë dhe mendojnë se mund të arrijnë të ulin koston e lojtarit të paktën në 70 milionë euro, shifër që mund të ulet deri në 55 duke pasur parasysh se Urbano Kajro u detyrohet kuqezinjve 15 milionë euro për Mbaje Niang.

Niang

BOMBER NË SHITJE – Sado që të jetë kosto e kartonit të Belotit në fund të sezonit, për Milanin nuk do të jetë e lehtë ta shtie në dorë.

Duke parë rëndësinë e roleve, mes Susos, Donarumës dhe Andre Silvës, ky i fundit duket si më i mundshmi për t’u shitur, në mënyrë që të sigurohen paratëpër sulmuesin torinez.

Kalinic

Arkat e “Djallit” nuk mund ta përballojnë më ekonomikisht portugezin, i cili kushtoi shumë (38 milionë euro) dhe fakti që nuk po përshtatet në Itali e bën edhe më të rëndë peshën e tij në borderonë kuqezi.

Për fat, mosha e luzitanit e mban ende në treg me shifra të larta. Nga kampionati kinez ka të interesuar edhe për Nikola Kaliniç dhe, nëse Milani gjen blerës për dy sulmuesit, Andrea Beloti mund të jetë numri i ri shtatë për sezonin 2018-’19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"