“Milani fitoi një lotari”, Pioli: Besova deri në fund që do t’ia dilnim! Kolombo kaloi një provim të rëndësishëm, ja çfarë i thashë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 9:34

“Milani fitoi një lotari”, Pioli: Besova deri në fund që do t’ia dilnim! Kolombo kaloi një provim të rëndësishëm, ja çfarë i thashë…

Për pak sa nuk regjis troi një nga rezul tatet më negative të historisë së Milanit, por Stefano Pioli nga sot mund ta shohë gotën plot. Ekipi i tij u kualifikua mes vuajtjesh dhe pas një serie penalltish që u duk sa e pafundme. Në konferencë për shtyp, trajneri kuqezi ka komentuar rezultatin e të tijve në Portugali.

Europa League: Rio Ave FC vs AC Milan Vila do Conde, 10/01/2020 - Rio Ave Futebol Clube hosted Associazione Calcio Milan this evening, at Rio Ave FC Stadium, in the Europa League 2020/21 play-off game. Stefano Pioli Miguel Pereira / Global Imagens PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY xMiguelxPereirax

Si e gjykoni këtë moment të ekipit?

Rezultatet e mira të ndihmojnë të rifitosh më herët energjitë. Grupi është i shkëlqyer dhe punon shumë. Nuk mendoj se jemi më të mirët në botë apo Itali, por synojmë të jemi konkurrues në nivele maksimale. Detyra jonë është vetëm që të përmirësohemi.

Çfarë menduat gjatë goditjes së 11-metërshave?

Hera e parë që më ndodh diçka e tillë, megjithatë edhe ky futboll është. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë dhe në momentin e parë që u hutuam çdo gjë u ndërlikua. Në karrierë kam humbur një finale Kupe për shkak të dy shtyllave dhe penalltitë janë si lotari. Djemtë u treguan të zotë dhe e merituan kualifikimin sepse janë sforcuar shumë dhe kanë punuar fort. Unë jam shumë i kënaqur me ta.

A patët frikë se mund të eliminoheshit pas një sforcoje të tillë?

Gjatë gjithë kohës isha i bindur se djemtë mund ta kthenin rezultatin. Te penalltitë patën tri shanse për ta mbyllur dhe shpresë kishim deri në fund. Do të kishte qenë mëkat i madh nëse do të kishim dështuar në këtë objektiv të parë sezonal, sidomos pas asaj që bëmë në fundin e sezonit të kaluar.

Çfarë i thatë Kolombos pas përfundimit të ndeshjes?

Kolombo nuk ka asnjë faj për penalltinë e humbur, fundja është meritë e tij ai top i përplasur në dorën e mbrojtësit të Rio Aves sepse e devijoi si duhet topin me kokë. Kjo ndeshje për të ishte një ushtrim i rëndësishëm.

Cilat janë emocionet pas këtij kualifikimi?

Shumë e vështirë të kontrollosh emocionet pas një ndeshjeje të tillë sepse nga fitorja për pak sa nuk humbëm. Ndjesitë ishin të forta dhe na vjen mirë që kaluam një rival kaq të vështirë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"