Milani dhe Interi interesohen për Xhakën, ja cila është formula e transferimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:03

Milani dhe Interi interesohen për Xhakën, ja cila është formula e transferimit

Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë te Arsenali, dhe me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit.

Granit Xhaka

E ardhmja e mesfushorit mund të jetë në Itali, teksa diçka të tillë e konfirmon “Sky Sport Deutchland”.

Sipas kësaj të fundit, Milani dhe Interi kanë shfaqur interes serioz për të transferuar futbollistin në ekipet e tyre respketive. Të dy klubet e kanë gati formulën e transferimit, të cilën do t’ia propozojnë Arsenalit, me shpresën se do arrijnë një marrëveshje për futbollistin.

Formula që dy klubet e Milanos do të propozojnë, është ajo e huazimit me të drejtën e blerjes, diçka që vështirë se do të pranohet nga Arsenali, të cilët në rast se e largojnë lojtarin, do të sigurohen që ta shesin përfundimisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"