Mesfushori Koleci: Burreli, vetëm një alternativë ndaj Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 17:21

Mesfushori Koleci: Burreli, vetëm një alternativë ndaj Tomorit

Burreli pret këtë fundjavë Tomorin. Pa mohuar rëndësinë e ndeshjeve të javës së 21-të, ajo që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, konsiderohet si një nga ndeshjet më të forta të kësaj jave në Kategorinë e Parë. Pozitat që kanë dy skuadrat në renditje, e bëjnë ndeshjen mjaft interesante.

Koleci 8

Humbja e pësuar javën e kaluar ndaj Flamurtarit, është lënë pas dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te anti-Tomori. “Mungesat e shumta në formacionin bazë, ishin një ndër arsyet që skuadra humbi në ndeshjen e fundit në Vlorë. Ndonëse jo me formacionin bazë, prodhuam lojë, shënuam dy gola dhe ishim pranë barazimit”, u shpreh për “Panorama Sport” mesfushori Eristotel Koleci. Ndeshja ndaj Tomorit do të jetë një betejë që duhet të kalohet me sukses nga skuadra matjane dhe çdo hap flas do të vështirësojë dukshëm pozitat në renditje.

Në vijim të prononcimit të tij, Koleci, tregohet i prerë kur pyetet për objektivat e skuadrës në ndeshjen e së shtunës. “Nuk kemi alternativë tjetër përveç fitores. Po përgatitemi maksimalisht që ndeshja ndaj Tomorit të kalohet me sukses. Ne e kemi treguar veten dhe në fazën e parë ndaj beratasve dhe këtë herë do të kenë të njëjtin fat. Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe ky është një motiv plus për të marrë maksimumin e pikëve”, e mbylli Koleci.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"