Mesfushori Kananaj: Lushnja e ka vetë në dorë të ardhmen, drejt Vlorës për të përmirësuar pozita

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 21:23

Mesfushori Kananaj: Lushnja e ka vetë në dorë të ardhmen, drejt Vlorës për të përmirësuar pozita

Lushnja do të luajë të shtunën në transfertë me Flamurtarin, ku kërkohet fitorja që mungon prej 3 javësh. Në prag të kësaj sfide, për “Panorama Sport” mesfushori Altin Kananaj u shpreh:

kananaj lushnja

“Me dy humbjet dhe barazimin na u vështirësuan gjërat. Duke patur parasysh që kampionati ka shumë të papritura dhe për mos të rrezikuar më tej, ndeshjet e mbetura duhet t’i marrim si finale dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitorja. Ndeshja me Flamurtarin është e fortë, pasi i tillë është edhe kundërshtari.

Kampionati po shkon drejt fundit, por çdo gjë e kemi vetë në dorë, që të përmirësojmë pozitat tona në renditje. Ekipi luan futboll, krijon dhe besojmë shumë që ta kalojmë me sukses këtë takim”. Për transfertën e Vlorës rikthehet Sulovari nga skualifikimi, por do të mungojë sërish Andoni. Disha dhe Muça vijojnë të jenë të dëmtuar prej një kohe të gjatë.

Alban Alushi- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"