Merr fund protesta për rrogat, skuadra e Kategorisë së Parë kthehet në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2022 | 22:38

Merr fund protesta për rrogat, skuadra e Kategorisë së Parë kthehet në stërvitje

Tërbuni i kthehet stërvitjes. Pas protestës së të martës për çështje rrogash, dje skuadra ka dalë në fushë dhe ka vijuar nga puna. Këtë fundjavë luajnë me Turbinën në transfertë dhe synimi është vazhdimësia.

terbuni

Këtë e thotë edhe kapiteni Migel Metani për “Panorama Sport”, ndonëse stafi teknik duhet t’i bëjë llogaritë me mungesën e Florian Peqinit dhe Samet Ruqit. “Ne jemi ndërtuar që në fillim të sezonit për të qenë pretendentë në krah të ekipeve që synojnë elitën. Është shpejt për të folur, por pse mos ta provojmë edhe një herë si në 2016- ën Superioren. E megjithatë, të kalojmë edhe Turbinën njëherë. Do të jetë e vështirë me ta, pasi jo vetëm që nuk kanë asnjë fitore, por edhe luajnë në shtëpi. E megjithatë, ne e dimë çfarë duam.

Le të luajmë pa frikë dhe të kërkojmë marrjen e pikëve. Marrja e trepikëshit në këtë ndeshje për ne ka shumë vlera që të mos u largohemi vendeve të para. Mundësitë i kemi dhe këtë po e tregojmë nga java në javë. Plus që kemi një sulm të frikshëm, që bëhet edhe më, pasi të kalojë dëmtimin Jeton Krasniqi”, përfundoi mbrojtësi.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"