Merr fund makthi i Dani Alveshit, ja kur do të lirohet braziliani nga burgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 14:01

Merr fund makthi i Dani Alveshit, ja kur do të lirohet braziliani nga burgu

Dani Alvesh do të rifitojë lirinë sonte në mbrëmje pasi Gjykata ka pranuar 1 milionë euro si garanci.

alvesh

Për brazilianin, Gjykata urdhëroi dorëzimin e dy pasaportave, braziliane dhe spanjolle. Si dhe detyrimin për të nënshkruar çdo javë në polici.

Gjithashtu nuk mund t’i afrohet viktimës në një distancë më të afërt se 1 km.

Ish-futbollisti më në fund do të largohet nga qelitë e burgut Brians 2 (Barcelonë) ku qëndron prej 20 janarit të vitit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"