Merkatoja e janarit, te Skënderbeu priten lëvizje të bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 15:19

Merkatoja e janarit, te Skënderbeu priten lëvizje të bujshme

Skënderbeu pritet të përfshihet fuqishëm në merkaton e dimrit. Gjatë kësaj parashikohen lëvizje si në hyrje dhe në dalje. Për momentin, emrat konkretë kanë të bëjnë me largimet e mundshme, pasi Skënderbeu parashikon të shesë ndonjë nga “yjet” e tij.

Skenderbeu festa

Gjatë ditës së djeshme është folur për një transferim të Bajram Jashanicës në Rusi, por burime pranë klubit ka bërë me dije për gazetën se për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Skenderbeu - Partizani Beogradit

Ndaj të gjithë janë të fokusuar te ndeshja me Lushnjën, ndonëse ndryshimet pritet të jenë të bujshme në janar te korçarët. Drejtuesit e kanë praktikë pune, që merkaton ta bëjnë pa zhurmë, por me bilance fitimprurëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"