“Meritë e Alivodës, ishte eurogol”, Mehmeti qan rastet e humbura: Në ndëshkoi mungesa e qetësisë, ja pse bëra vetëm një zëvendësim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 19:41

“Meritë e Alivodës, ishte eurogol”, Mehmeti qan rastet e humbura: Në ndëshkoi mungesa e qetësisë, ja pse bëra vetëm një zëvendësim

Dritan Mehmeti i qahet rasteve të humbura pasi skuadra e tij u mposht 1-0 nga Vllaznia. Trajneri i Dinamos theksoi se skuadra e tij kishte dominuar, por nguti për të barazuar shifrat kishte bërë që të humbeshin raste të shumta para portës.

bandicam 2024-02-26 19-28-20-598

“Më vjen shumë keq por ky është futbolli, ndaj është i bukur se është i paparashikueshëm. Fillimin e nisëm shumë mirë në minutat e para, duhej të ishim të kujdesshëm se edhe pse e dija që Vllaznia do të përgjigjej me kundërsulm dhe kështu na ndëshkoi. Por është edhe meritë e lojtarit dhe për mua është eurogol si e ekzekutoi. Por unë dua të përgëzoj pothuajse të gjithë çunat për mentalitetin si interpretuan lojën sot, të vjen keq dhe e vetmja gjë ndjej keqardhje është që dëshira të çon në gabim dhe nuk ruan qetësinë. Sidomos në situata që duhet të zgjidhim më të qetë situatat. Megjithatë mendoj që duhet të qetësohemi patjetër se kemi ndeshje shumë të fortë pas pak ditësh. Më vjen keq për kartonët, se marrim shumë e duhet të jemi më të kujdesshëm. Megjithatë, futbolli kështu është e duhet të shohim ndeshjen tjetër.

Deri në momentin e pësimit të golit kemi qenë dominues, kishim shkallëzim dhe kërkuam  nga linjat anësore e qendrore. Skuadra nga besimi i tepërt, pat ngërç psikologjik nga goli dhe me zor u futëm në lojë, edhe pse u munduam të krijonim shkallëzim. Pas golit lojtarët kërkonin të shkonim sa më shpejt te porta, kjo na penalizoi dhe nuk ia dolëm të shkonim natyrshëm në mënyrë të ekuilibruar në sulm në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë mendoj që duhej të ruanim qetësinë, ta kërkonim golin jo me ngulm, por në mënyrë logjike. Te pasimi i fundit dhe qetësui para portës duhej të ishim të qetë dhe shpejtësi mendimi. Kishin Vila, Zabërgja e Kaçorri mundësi, kjo është ajo që të çon në gabim, nxitimi dhe shpejtësia.

Jo vetëm Tirana, por edhe Laçi e Skënderbeu aty janë. Nuk duhet të merremi me pjesën e skuadrave të tjera, siç përfituam ne, kanë përfituar edhe ata. E rëndësishme është të jemi më të qetë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës se kampionati është i vështirë. Në këtë situatë vështirësia vazhdon e duhet të jemi në ekuilibër, se siç ndodhi sot kur pëson gol, duhet të kesh forcë mendore që të shkosh të fitosh ndeshjen. Duhet të shohim ndeshjen përgjatë 90 minutave.

Vetëm një zëvendësim? Unë mendoj se kur je dominues gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë dhe skuadra kërkonte nga krahët the qendra të shkoje ne portë, ndërhyrja e vetme ishte të ruaja Andonin se kishte probleme muskulore. Kur funksionon skuadra nuk duhet të ndërhysh, se nëse do të ndërhysh e bën kur ke nevojë e mund të ndryshosh për mirë. Por kur skuadra është e automatizuar, se Vllaznia në pjesën e dytë vetëm 2-3 momente na kapi, nuk mund të ndërhyja se skuadra ishte në ritmin e duhur. Thjesht duhet të ishim më të qartë në aspektin mendor”, tha Mehmeti për “MCN” pas përfundimit të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"