Memelli: Rezultati dhe kartoni i kuq ishin të merituar, gabimet i marr përsipër vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 19:14

Memelli: Rezultati dhe kartoni i kuq ishin të merituar, gabimet i marr përsipër vetë

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, foli për mikrofonin e “Supersport” pas humbjes ndaj Laçit ku u shpreh:

memelli

Humbja e parë pas 2 fitoresh…

Partizani është skuadër e mirë, nuk kemi pse e fshehim këtë të vërtetë. Është pak e dhimbshme për mënyrën si erdhi loja. Gabimet kam dëshirë t’i marr përsipër vetë. Dua ti shkaktoj lojtarët nga kjo përgjegjësi. Do të punojmë fortë. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Jemi mbrojtur mirë. Futbolli është lojë episodesh. Është pak e vështirë. Kemi pasur shanset tona nuk i kemi shfrytëzuar. Për mënyrën si erdhi loja, rezultati ishte i drejtë.

Partizani më i fortë se Skënderbeu?

Kanë 1 mënyrë loje të dyja këto skuadrat. Treshja e sulmit të Partizanit është shumë e  mirë. Jemi munduar ti izolojmë. E bëmë, por na shpëtoi detaji me Bardhin në goditje standarde dhe e pësuam .

Kartoni i kuq i Berishës?

Ishte mëse i merituar. Kur diçka duket dhe është reali nuk kemi pse themi s’është.

Duket ekipi i lodhur?

Kur ndeshjet bëhen çdo 3 ditë, është e vështirë që skuadrën ta kthesh në gjendjen optimale në vetëm 72 orë. Kemi dashur të jemi në ekuilibër. Pjesë më e rrezikshme e Partizanit është 3-shja sipër. Iu kam kërkuar lojtarëve të hyjnë në driblim dhe lojë të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"