Më të paguarit U-21 në Angli/ 200 mijë paundësh në javë, Ansu Fati është i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 21:46

Më të paguarit U-21 në Angli/ 200 mijë paundësh në javë, Ansu Fati është i pari

Pagat në Premier Ligë janë nga më të lartat në futbollin botëror, aq sa një mori lojtarësh nën moshën 21 vjeç po fitojnë para të mëdha. Rritja e popullaritetit ndërkombëtar të Premier Ligës në vitet e fundit ka parë një rritje masive të pagave në të gjithë kampionatin.

1669321541.0

Marrëveshjet e mëdha televizive kanë luajtur një rol masiv në rritjen e pagave, të cilat janë filtruar deri te të rinjtë, pavarësisht se nuk e kanë arritur maksimumin e zhvillimit të tyre. Dhe sipas “Capology”, sajtit të specializuar për rrogat dhe financat, një lojtar i kombëtares së Spanjës në moshën 21-vjeç paguhet afërsisht me 200 mijë paund në javë nga klubi i tij.

Aktualisht, futbollisti më i paguar U21 në Premier Ligë është Ansu Fati. Lojtari i Barcelonës, i cili këtë sezon është huazuar te Brajtoni paguhet me 200 mijë paund në javë. Paga e 21- vjeçarit paguhet 80 për qind nga klubi spanjoll, që do të thotë se ata po paguajnë aktualisht një rrogë 160.000 £ në javë për shërbimet e tij, ndërsa 40 mijë paund është pjesa që paguajnë “pulëbardhat”.

TË TJERËT – Menjëherë pas tij renditet talenti holandez i Liverpulit, Rajan Gravenberk, me 150 mijë paund në javë. Në këtë klasifikim janë edhe emrat e Koluillit, Çukvuemekës, Hojlundit, blerjes më të shtrenjtë të merkatos së janarit, Radu Dragushinit, por edhe Kol Palmer, Destini Udogi, Pape Sarr, Alehandro Garnaço, Zheremi Doku dhe Noni Madueke, të cilët mbyllin tabelën e 12 yjeve më të paguar me një rrogë javore prej 50 mijë sterlinash në javë.

LOJTARET ME TE PAGUAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"