Me shiritin e kapitenit në krah/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat, lë fushën në minutën e 22-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:37

Me shiritin e kapitenit në krah/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat, lë fushën në minutën e 22-të

 

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, ishte i pafat në ndeshjen e sotme, që skuadra e Leçes, zhvilloi ndaj Çitadelës, në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.

dermaku

Me shiritin e kapitenit në krah, Dermaku, u detyrua të linte fushën në minutën e 22-të, për shkak të një dëmtimi, duke i lënë vendin futbollistit Baschiroto. Një lajm aspak pozitiv ky për shqiptarin, që është shndërruar në një lider te skuadra e Leçes, ku i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Vlen të theksohet se në duelin e sotëm, në radhët e Çitadelës, aktivizohet titullar portieri Elhan Kastrati, që ashtu si Dermaku, është i pazëvendësueshëm te skuadra e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"