“Me Porton dua të shoh sytë prej tigri te Juventusi”, Pirlo: Nuk pranoj që të eliminohemi në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 15:49

“Me Porton dua të shoh sytë prej tigri te Juventusi”, Pirlo: Nuk pranoj që të eliminohemi në Champions

Gjithsesi, më shumë sesa çfarë do të ndodhë në “San Siro” sot në mbrëmje, Andrea Pirlo kërkon që Juventusi të mos gabojë absolutisht ndeshjen me Porton, pasi sipas trajnerit, në Champions nuk pranohet një udhëtim kaq i shkurtër:

andrea-pirlo-verona-juventus_e22gz1qsgbuq1v4xe8rtnv7gb

“Nuk mund ta them dhe nuk dua ta them nëse në këtë moment Juventusi mund të synojë Europën, sepse kemi një ndeshje për të përmbysur me Porton. Por, ajo që unë di të them dhe pretendoj që ta bëjmë të martën mbrëma në shtëpi është se, nuk e pranoj as në mendimet e mia më të këqija se do të eliminohemi nga Champions-it që në 1/8-at.

Me Lacion për ne ishte një finale në kampionat, për të vazhduar ndjekjen ndaj kreut, por me Porton vlen edhe më shumë se kaq. Ky 90-minutësh është aq i rëndësishëm për mua dhe lojtarët e mi, sa askush nuk dua që ta gabojë këtë takim. Me Porton dua të shoh ‘sytë prej tigri’ te futbollistët e mi”, përfundoi Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"