Më në fund vjen shpjegimi i fotos epike pas Europianit, Barela: Nuk është ashtu si mendohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 19:47

Më në fund vjen shpjegimi i fotos epike pas Europianit, Barela: Nuk është ashtu si mendohet…

Nikolo Barela ishte një nga protagonistët e suksesit të Italisë në Europianin e vitit të kaluar. Por në mendjen e tifozëve, përveç paraqitjeve në fushë, do të mbetet i ngulitur edhe momenti kur në rrjetet sociale u shpërnda foto e tij me syze dielli në pritjen që iu bë nga presidenti i Italisë pas suksesit.

barela

Një foto e cila bëri xhiron e rrjetit dhe ndezi fantazinë e tifozëve të cilët aluduan se Barela kishte kaluar natën duke festuar dhe dukej sikur po kalonte efektet e pijes. Më në fund, ka ardhur shpjegimi i vetë futbollistit në një video që është shpërndarë në një dokumentar rreth Interit i DAZN.

“Kjo foto ka krijuar shumë fantazi, disa prej të cilave të pabazuara. Gjëja e vetme që kishte ndodhur dhe për të cilën kisha syze dielli, ishte se kishim mbërritur në orën 8 të mëngjesit në Itali dhe në 12 duhej të ishim në presidencë. Kisha fjetur shumë pak orë gjumë. Duket sikur sapo isha kthyer nga një festë, por e vërteta nuk ishte kështu”, shpjegoi mesfushori i Interit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"