“Më kërkoi letrat, por s’jam presidenti i Lushnjes”, Gjyla për sulmuesin verdhjeshilëve: Të jetë për mua…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 16:55

“Më kërkoi letrat, por s’jam presidenti i Lushnjes”, Gjyla për sulmuesin verdhjeshilëve: Të jetë për mua…

Vilfor Hysa ka kërkuar largimin nga Lushnja, por kjo gjë nuk është pritur aspak mirë prej trajnerit. Sulmuesi mungon prej ditësh në stërvitje dhe pret “divorc” me mirëkuptim, në një kohë që Ilir Gjyla e llogarit si të domosdoshëm. 

pjimage

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës tregon se çfarë ka ndodhur me lojtarin në ditët e para të janarit. “Pas festave të fundvitit, Vilfor Hysa u kthye në stërvitje. Por një ditë, erdhi edhe më komunikoi se kërkuar largimin në instancat më lart. Unë nuk e di kujt i thonë mirëkuptim?! Vilfori ka qenë lojtar formacioni te ne. Ka marrë 7-8 ndeshje, bashkë me dy lojtarë të tjerë.

Në mos gaboj është ndërruar vetëm një herë kundër Pogradecit, 10 minuta nga fundi. Jo sepse e kam futur unë në fushë, por e ka merituar. Mendoj që është lojtar i domosdoshëm për Lushnjën.

Unë e di që ai ka kërkuar të largohet, por kjo nuk shkon. Ai ka firmosur për një vit. Është lojtar i pjekur dhe në një moshë të pjekur, nuk mund të thotë: ‘Dua të iki…’. Megjithatë, kjo pak rëndësi ka për mua. Për këtë, më shumë të flasin ata që kanë firmosur kontratën. Unë jam thjesht trajner dhe do të flas nga ana profesionale. Unë, ato që di do t’i them patjetër.

Vilfori i ka marrë që të gjitha pagat, si edhe premiot. Unë po kërkoja sulmues duke e llogaritur edhe atë në ekip, por nëse më ikën ai, atëherë mangësia thellohet. Ai ka ardhur një ditë dhe më ka thënë:

‘O profesor dua letrat’ dhe unë iu përgjigja: ‘E para letrat nuk i kam unë, sepse nuk jam president, jam trajner’. Dhe po ia them edhe tani publikisht, nëse shefat më pyesin, do t’u them: ‘Mos ia jepni, sepse është lojtar i domosdoshëm për mua’. Këtë ia kam thënë edhe futbollistit, por e deklaroj edhe nëpërmjet gazetës. Vilfor Hysa ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Lushnjës dhe sot është i domosdoshëm për vazhdimësinë e kampionatit”, deklaroi trajneri.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"