Me fytyrën e Salah dhe vjedhje të dyqaneve, grabitësit bëjnë namin në Egjipt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 13:17

Me fytyrën e Salah dhe vjedhje të dyqaneve, grabitësit bëjnë namin në Egjipt

Një bandë hajdutësh prej 4 personash janë arrestuar nga policia në Kajro, teksa duke përdorur maskë me fytyrën e Mohamed Salah, vidhnin dyqane të ndryshme.mohamed-salah-mask-gang-egypt_1w5bvf5emhgkh15emw49rn6o29

Banda u arrestua nga policia, teksa po përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën “Hassanein Heikal”, në lagjen Nasr të Egjiptit.

Të katër grabitësit e kishin mbuluar fytyrën e tyre me një maskë të Salah, i cili është një idhull në vendin e tij. Pasi panë policinë teksa afrohej, banda e grabitësve u përpoq të largoheshin me shpejtësi por nuk ia dolën, pasi u kapën.

Tashmë të 4-t grabitësit janë arrestuar dhe do vuajnë dënimin e tyre në burg, si një bandë që kishte kryer edhe vjedhje të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"