“Me fat që kapëm Tuhelin”, Salihamixhiç: Radhën e ka Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 21:29

“Me fat që kapëm Tuhelin”, Salihamixhiç: Radhën e ka Champions-i

Hasan Salihamixhiç ka marrë rolin e protagonistit në “veprat” e fundit në Mynih. Brazo ishte ai që kritikoi hapur Gnabrin, i vuri “vulën” largimit të Tapaloviçit dhe e quajti të turpshme lojën ndaj Leverkusenit.

hasan-salihamidzic

Pavarësisht se puna e tij ka të bëjë më tepër me transferimin e lojtarëve, roli i ekzekutivit nuk i ka munguar. Së fundmi ballkanasi dha arsyetimin se çfarë kërkon nga trajneri i ri dhe se çfarë ndodhi me rrjedhjen e informacionit nga prestigjiozet gjermane përpara planit të përcaktuar:

“Synimet tona janë të qarta, mbi të gjitha dëshirojmë futboll të bukur dhe më pas të përkthyera në suksese dhe trofe. Loja interesante ka prezantuar identitetin e Bajernit dhe së fundmi na mungoi jo në pak raste. Është shumë e rëndësishme që trajneri i ri të përcjellë energji të reja, të cilat do të na ndihmojnë në arritjen e objektivave.

Triumfi në Champions nuk është i zakonshëm dhe mundësia për të nënshkruar me Tomasin nuk të vjen lehtë, kështu që s’nguruam”, përfundoi drejtori sportiv i gjigantëve nga Mynihu Hasan Salihamixhiç. Ndërsa mbi rrjedhjen e informacionit, ka ardhur nga kampi i trajnerit të ri”, shtoi Brazo. Sipas “Sport1” Pini Zahavi (agjent i Tuhelit) e ka shpërndarë lajmin te Fabrizio Romano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"