Mbrojtësi shqiptar drejt kalimit te Interi, drejtuesit ziklatër takohen me presidentin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:03

Mbrojtësi shqiptar drejt kalimit te Interi, drejtuesit ziklatër takohen me presidentin e…

Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyer te Helas Verona, ku është kthyer në një nga shtyllat e ekipit.rebic rrahmani

Pikërisht kjo formë e mirë që po kalon mbrojtësi i Kosovës, nuk ka kaluar pa rënë në sy të ekipeve të mëdha. Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian Xhianluka Di Marcio, ka pasur një takim mes drejtuesve të Interit dhe presidentit të Helas Veronës, Maurico Seti, ku është folur për dy futbollistë.

Db Verona 24/09/2019 - campionato di calcio serie A / Hellas Verona-Udinese / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Amir Rrhamani

Pikërisht për mesfushorin afrikan Amrabat dhe Rrahmanin. Të dy këta lojtarë pëlqehen shumë nga drejtuesit ziklatër, të cilët në janar mund të nisin edhe një ofertë për ta. Mbrojtësi kosovar shihet si një investim i mirë nga drejtuesit dhe do të provojnë ta marrin atë në ekipin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"