Mbledhje dhe stërvitje para Kukësit, ja si pritet të rreshtohet sot Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 10:04

Mbledhje dhe stërvitje para Kukësit, ja si pritet të rreshtohet sot Tirana

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Kukësin, ndërkohë që para seancës, skuadra ka pasur një mbledhje të gjatë mes drejtuesve, trajnerëve dhe ekipit. Drejtuesit kanë kërkuar përqendrim, ndërkohë që u kanë bërë të qartë se nuk lejohen më gabimet. Fagu punoi thjesht këtë seancë të fundit, pasi formacioni është i salduar.

tirana

Kështu, me shumë mundësi nga minuta e parë do të aktivizohen Najdovski dhe Patrik. Lojtarët edhe në sfidën e fundit nuk e nisën nga minuta e parë, por në Kupë do të jetë ndryshe. Po kështu mbetet për t’u parë se cili nga titullarët do të mbetet jashtë. Nëse aktivizohet Najdovski, mund të ketë një ndryshim në rreshtimin e mbrojtjes, e cila mund të bëhet me tre dhe të sakrifikohet një mbrojtës.

Dilema tjetër është sulmi. Janë katër titullarë për 3 vende ose për dy nëse luhet me tre. Fagu këto ditë duhet të vendosë se cilët do të jenë titullarët për Kukësin në Kupë. Bardheblutë vjet shkuan në finalen e Kupës, por humbën kundër Egnatias, pasi kishin gjysmën e ekipit të dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"