Marko Borrielo u ofrohet zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 11:05

Marko Borrielo u ofrohet zikaltërve

Interi është në kërkim të një sulmuesi. Nga emrat që po qarkullojnë te klubi zikaltër, është edhe ai i sulmuesit Marko Borrielo, i rikthyer te Roma pas një sezoni të pafat te Juventusi, ku lojtari nuk arriti të fitonte shumë hapësira. Zikaltrit kanë kontaktuar me Romën për lojtarin, por për momentin operacioni shfaqet i vështirë për shkak se sulmuesi paguhet 4 milionë euro në sezon. Interi nga ana e tij ka qenë i qartë, duke i kërkuar Borrielos një ulje të kërkesave ekonomike, pasi klubi nuk është i gatshëm të paguajë atë shumë. Tani “topi” i kalon napolitanit për të vendosur të ardhmen e tij. Trajneri i ri i Romës, Zdenek Zeman, e ka nxjerrë zyrtarisht në merkato sulmuesin pasi nuk futet në projektin e tij. Te verdhekuqtë, drejtori i Interit, Branka, po ndjek edhe sulmuesin italo-argjentinas, Pablo Osvaldo, i cili po mendon largimin nga Roma pas ardhjes në kryeqytet të Matia Destros. Ndërsa për sa i përket Borrielos, përveç Interit, nën gjurmët e tij janë edhe Xhenoa e Milani, të cilat shikojnë tek italiani një alternativë të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"