Mançester Siti në kërkim të titullit të katërt radhazi, Rodri: Fitore në 10 ndeshjet e mbetura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 18:16

Mançester Siti në kërkim të titullit të katërt radhazi, Rodri: Fitore në 10 ndeshjet e mbetura

Mançester Siti barazoi me rezultatin 1-1 mbrëmjen e së dielës kundër skuadrës së Liverpul, në “Anfield”. Me këtë rezultat, ekipi i Pep Guardiolës e sheh veten të pozicionuar në vendin e 3-të, pas skuadrave të Arsenal dhe Liverpul. Normalisht një vend jo shumë i përshtatshëm për “qytetarët” që synojnë të arrijnë të njëjtin sukses si sezonin e kaluar dhe t’i fitojnë të gjitha trofetë e mundshëm.

Rodri Man City Bayern Munich 041123(1)

Për atë çfarë mund të presim gjatë ndeshjeve në vazhdim u shpreh edhe mesfushori i ekipit anglez Rodri, i cili duket mjaft ambicioz:

“Ne e dime sa të mirë jemi gjatë pjesës së fundit të sezonit, ne thjesht duhet të karikojmë bateritë përsëri dhe të fokusohemi tek këto 10 ndeshje të mbetura. Duket sikur duhet t’i fitojmë të gjitha për ta fituar kampionatin këtë vit. Kjo është një sfidë, dhe ne do ta fitojmë.”

Barazimi kundër Liverpul ishte hera e vetme që Siti humbiste pikë që nga mesi i dhjetorit. Ndeshjen e radhës e kanë kundër kryesuesve të Arsenal, dhe nëse arrijnë një rezultat pozitiv, mund ti kalojnë “topçinjtë” në tabelën e renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"