Manaj e nis nga stoli, Granada pëson humbjen e dytë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 22:43

Manaj e nis nga stoli, Granada pëson humbjen e dytë në kampionat

U afrua me shumë bujë gjatë merkatos së verës të skuadra e Granadës, që militon në Ligën e Dytë spanjolle, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj vazhdon të zhgënjejë.

Manaj

20-vjeçari nga Lushnja nuk ka arritur ta bindë trajnerin spanjoll për një vend titullari në formacion. Edhe në sfidën e sotme ndaj Gimnastik të humbur me rezultatin 2-0, Manaj e nisi ndeshjen nga stoli. Sulmuesi shqiptar u hodh në fushe në minutë 52-t, por pa arritur të lerë gjurmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"