Makthi i pezullimeve, 3 titullarë të Partizanit rrezikojnë të humbasin sfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 9:20

Makthi i pezullimeve, 3 titullarë të Partizanit rrezikojnë të humbasin sfidën ndaj Laçit

Tre futbollistë të Partizanit rrezikojnë takimin kundër Laçit në rast se ndëshkohen me kartonë të verdhë përballë Kukësit, në sfidën e fundjavës.

PARTIZANI

Bëhet fjalë për mbrojtësin Belica dhe dy mesfushorët, Esat Mala dhe Jurgen Bardhi. Të tre këta futbollistë janë në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe duhet të jenë më të kujdesshëm se pjesa tjetër e skuadrës.

Edhe pse Daja tashmë ka alternativa për të zgjedhur në formacion, të tre futbollistët parashikohen titullarë kundër Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"