Luzi 2008 kthehet te fitoret, Kapiteni Xhika: ekipi luan fatet e sezonit kundër Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 19:56

Luzi 2008 kthehet te fitoret, Kapiteni Xhika: ekipi luan fatet e sezonit kundër Besës

Luzi 2008 është rikthyer te lojërat dhe fitoret në 4 sfidat e fundit, duke mundur Bylisin dhe Tomorin në Berat. Luznjakët duan të lenë pas Tomorin dhe Besën. Një fitore me kavajasit do të ishte një hap gjigant në objektivin për mbijetesë. Kapiteni Serxhio Xhika, një nga liderët e ekipit krahas Mandelës, Trenit e Gjinajt, vlerëson ballafaqimin si finale të sezonit, pa harruar të thotë se me Besën nuk kanë pasur fat.

treni luzi

“Së pari, e them hapur se të vjen keq që një emër si Besa të ndodhet në atë pozicion. Ndërsa Luzi i investuar me djem të rinj po tregon se mbetet ndër ekipet dinjitoze të së Parës. Jo se mundëm Bylisin, pasi forcën tonë e ka provuar edhe Flamurtari, madje edhe Elbasani në shtëpi, ku iu deshën penalltitë për të na mundur. Momentalisht po kalojmë një formë të mirë, por mbi të gjitha loja jonë po shpërblehet me gola. Me besën nuk kemi pasur fat në këto dy sezone të Kategorisë së Parë. Kemi luajtur mjaft mirë, kemi dominuar, por nuk kemi fituar. Kushtet në të cilat do ndeshemi janë me efekte mjaft të mëdha, si për Besën ashtu edhe Luzin. Një fitore e jona do të na bënte që të hidhnim një hap të madh drejt mbijetesës.

Po shfrytëzojmë momentin e mirë psikologjik dhe po punojmë për ta përgatitur sa më mirë derbin. Objektivi ynë është i qartë, do të kërkojmë fitoren si mundësi reale dhe nevojë imediate. Deri të mërkurën do të jemi gati për të vijuar fitoret dhe lojërat që kemi zhvilluar në ndeshjet e fundit”, u shpreh kapiteni Xhika për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"