Lushnja nuk fiton në kampionat, që nga 18 shkurti. Canka: Synimi ynë, trepikeshi me Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 16:26

Lushnja nuk fiton në kampionat, që nga 18 shkurti. Canka: Synimi ynë, trepikeshi me Vorën

Lushnjarët janë në fazën përmbyllëse të përgatitjeve në kuadrin e ndeshjes së nesërme me Vorën. Verdhejeshilët do të jenë spektatorë sot, teksa nesër luajnë ndeshjen e tyre të radhës. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” kapiteni i lushnjarëve Mikel Canka shprehet:

Canka

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe e vështirë njëkohësisht. Përballë një kundërshtari cilësor duhet të japim më të mirën tonë. T’i shprehim të gjitha mundësitë tona. Duhet të japim 200%, në këtë ndeshje. Kuptohet që synimi ynë janë pikët maksimale. Kemi humbur shumë pikë rrugës dhe nuk na lejohen më gabime.

E respektojmë kundërshtarin, por alternativa jonë e vetme janë tri pikët”, deklaroi kapiteni Canka. Lushnja nuk fiton në kampionat, që nga 18 shkurti kur realizonte një fitore, 2-1, pikërisht ndaj Vorës, me dygolëshin e Mikel Cankës. 37-vjeçari edhe pse ka luajtur pak këtë sezon, për arsye dëmtimi ka shënuar 7 gola deri më tani duke qenë shënuesi më i mirë, së bashku me sulmuesin tjetër Xhejms Ajinde, që gjithashtu ka shënuar 7 gola.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"