Lushnja, mbrojtësi kthehet në fushë pas dëmtimit të gjatë. Disha: Vora e fortë, duam vetëm tri pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 14:34

Lushnja, mbrojtësi kthehet në fushë pas dëmtimit të gjatë. Disha: Vora e fortë, duam vetëm tri pikët

Lushnjarët vijojnë të përgatisin sfidën e së enjtes me Vorën, që do ta luajnë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Kjo javë do të jetë e ngarkuar për verdhejeshilët, që do të presin në shtëpi vorakët ditën e enjte, ndërkohë që të dielën i pret edhe transferta me Elbasanin.

dishaaa

Lajm i mirë te verdhejeshilët është rikthimi i qendërmbrojtësit Roland Disha që është rikuperuar pas një dëmtimi të gjatë. 25-vjeçari pritet të rikthehet në fushën e blertë pas 9 javëve, teksa për herë të fundit ka luajtur në 16 dhjetorin e vitit të kaluar(Flamurtari – Lushnja 3 – 0). Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, mbrojtësi Disha tha se është gati. “Faza e rikuperimit përfundoi. Tani ndihem shumë më mirë. Ishte një dëmtim që më mbajti shumë jashtë fushës dhe mezi po pres të luaj.

Pas dëmtimit që kalova nuk ishte dhe aq e lehtë për mua. Tani po stërvitem me ekipin në 100 për qind timen. Jam i gatshëm në çdo moment për të ndihmuar ekipin. Po punojmë seriozisht për ndeshjen me Vorën. Kundërshtari ynë është një ekip mjaft i mirë, por Lushnja ka objektiv vetëm tri pikët për këtë ndeshje. Shpresojmë që t’ia dalim.

Atmosfera është shumë e mirë. Është një grup me djem të talentuar dhe shumë serioz. Shpresojmë që puna e bërë të na shpërblehet me tri pikë këtë ndeshje. Synimi është që të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën. Të luajmë futboll të bukur dhe të dalim me tri pikë nga fusha”, deklaroi qendërmbrojtësi i Lushnjës, Roland Disha.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"