Luhet Europiani, Shpresat e Alban Bushi sot drejt Bukureshtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 14:46

Luhet Europiani, Shpresat e Alban Bushi sot drejt Bukureshtit

Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e pestë kualifikuese në kuadër të Europianit 2025. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka mbyllur dje përgatitjet dhe sot do të udhëtojë drejt Rumanisë, ku do të sfidojë këta të fundit.

shpresa

Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” ka parë fitues kuqezinjtë, me një përmbysje fantastike nga disavantazhi i dy golave, ku Kristjan Shpendi, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti shënuan në pjesën e dytë.

Normalisht që një takim i vështirë në transfertë, ku edhe një pikë do të ishte një rezultat i kënaqshëm për ekipin Shpresa që ndodhet në vendin e parë, edhe pse në përbërje janë emra si Medon Berisha apo Stiven Shpendi, të cilët luajnë me ekipe të Serisë A si Leçe dhe Empoli e kështu që mundësitë për t’u kthyer me tri pikë patjetër që janë aty.

Berishë, pasi u stërvit një seancë me Kombëtaren A, rikthimi i Asllanit e ka spostuar sërish me U-21. Sa i përket grupit, ai është i plotë dhe me asnjë mungesë për trajnerin Alban Bushi.

Ndërkohë ndeshja do të luhet në stadiumin “Giulesti” në Bukuresht, stadium ku zhvillon takimet skuadra e Rapidit të Bukureshtit. Gjithashtu janë vendosur edhe gjyqtarët e sfidës, ku do të arbitrojë një katërshe malteze, me kryesor De Gabriele.

Ndeshja do të nisë 90 minuta më vonë se Kombëtarja A, saktësisht më 19:30. Ndërsa më datën 21 nëntor, Shqipëria U-21 do të udhëtojë drejt Malit të Zi për ndeshjen e radhës.

223132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"