“Luan futboll të thjeshtë dhe nuk është ekip spektakolar”, analiza e Arjan Peços: Ju tregoj Jang Bojsin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 0:18

“Luan futboll të thjeshtë dhe nuk është ekip spektakolar”, analiza e Arjan Peços: Ju tregoj Jang Bojsin…

Ish-trajneri i skuadrave të moshave të Bazelit Arjan Peço zbuloi karakteristikat e lojës dhe pikat e dobëta të rivalëve të Tiranës në Ligën e Europës, Jang Boisin.
peco111111
Në një lidhje direkte me emisionin “Proçesi Sportiv” nga Zvicra, Peço tregoi se Jang Boisi është ekip që luan një futboll të thjeshtë, por që ka lojtarë të fortë fizikisht. Ai shtoi se zviceranët kanë stol të fortë, por kanë zhgënjyer këtë periudhë në Europë.

“Jang Boisi – Jang Boisi është ekipi më i mirë i Zvicrës. Ka fituar kampionate dhe ka dominuar në vitet e fundit. Është një ekip që ka forcë fizike. Bën lojë të thjeshtë me skemë 4-4-2, ka lojtarë të fuqishëm. Kërkojnë futbollistë shtatlartë që luftojnë në dyluftimet në ajër. Futbolli i tyre është vertikal. Kanë pankinë të fortë. 18 lojtarë të skuadrës së tyre janë të një niveli. E thashë dhe më përpara. Ka humbur disa lojtarë kryesorë. Ka buxhet të fortë. Promovon lojtarë afrikanë në Europë. Kjo është strategjia e tyre

Tirana në shtypin zviceran – Nuk ka patur ndonjë reaksion të madh, vetëm kur trajneri tha si ishte njohur me Tiranën kur luajti Crvena Zvezdën.

Pikat e dobëta të Jang Boisit – Jang Boisi është një ekip që në arenën ndërkombëtare nuk ka bërë mirë. Fiton në mënyrën e zakonshme në kampionat, por nuk ka bërë mirë në Europë dhe është kritikuar shumë.

Shanset e Tiranës për kualifikim – Futbolli nuk është i parashikueshëm. Tirana nuk ka luajtur këto kohë. Ndryshe është kur stërvitesh, ndryshe kur luan rregullisht”, përfundoi Arjan Peço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"