Llogari pa bomberin, Abazaj si plan “B” për majën e sulmit. Ja si pritet formacioni i Kukësit pa Shkurtajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 23:28

Llogari pa bomberin, Abazaj si plan “B” për majën e sulmit. Ja si pritet formacioni i Kukësit pa Shkurtajn

Trajneri Shehi tashmë do t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin kryesor të tij, Vasil Shkurtajn, i cili do të mungojë për 3- 4 javë. Por, pyetja lind se kush do e zëvendësojë shtatlartin vlonjat? Shehi po vëzhgon gjendjen e dy sulmuesve që ka në dispozicion si Godberg Kuper dhe Markovanbasten Çemës.Shkurtaj

Të dy 22- vjeçarët po stërviten intensivisht dhe presin mundësinë. Por, tekniku po shikon një opsion tjetër që mendon se mund t’i vlejë më tepër dhe ai mund t’i besojë si sulmues të parë Kristal Abazajt. Vlerat dhe cilësitë e lojtarit në pronësi të Anderlehtit dihen, e duke parë eksperiencën e tij, Shehi pritet që t’i vendosë peshën e sulmit total 23-vjeçarit.

Ky i fundit, deri më tani ka shënuar 6 gola në 22 takime të luajtura. Por, stafi pret që Abazaj të jetë në gjendje sa më të mirë mbas kontraktimit që pësoi dy ditë para ndeshjes me Vllazninë në stërvitje. Sa i përket ekipit, Shehi pret aktivizimin e kapitenit Musolli, i cili ka pasur një frakturë të rëndë në hundë, sy e kokë, prandaj për ndeshjen ndaj Skënderbeut stafi mjekësor po mendon që ta pajisë kapitenin me maskë, e cila mbron në mënyrë të dukshme pjesët e dëmtuara të lojtarit.Abazaj2

Me rikthimin e Rrocës e Ethemit, mesfusha merr formë tjetër. Nëse Abazaj luan si qendërsulmues, vendin e tij në krah e zë Valon Ethemi, i cili është në rolin e tij natyral si mesfushor i avancuar i djathtë. Vendin e Teqjes, i cili mungon sepse ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, e zë Krasniqi. Ky i fundit është plotësisht gati për të luajtur nga minuta e parë.

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"