VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Vllaznia i falet golit të Dodajt kundër Dinamos dhe mbetet në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 23:55

VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Vllaznia i falet golit të Dodajt kundër Dinamos dhe mbetet në vendin e dytë

Vllaznia ka fituar në frymën e fundit kundër Dinamos.

dfghh

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazimin 0-0, Kevin Dodaj bën heroin duke shënuar 30 sekonda para fundit të ndeshjes,.

Ky triumf i vlen shumë Vllaznisë që mbetet në vendin e dytë me 58 pikë ndërsa tek Dinamo ka dëshpërim. Blutë mbeten në vendin e katërt me 47 pikë.

VLLAZNIA 1-0 DINAMO

90’+3′ Dodaj

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida!

90’+3′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Dodaj shënon në frymën e fundit dhe i dhuron fitoren ekipit të tij (VIDEO)

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

77’ Gruda rrëzohet në zonë, Vllaznia kërkon penallti. Jorgji vijon lojën. (VIDEO) (VIDEO)

 75’ Largohen Hakaj dhe Smajli, ka minuta për Jago dhe Dodaj.

74’ Qefalija gjuan nga goditja e dënimit, por topi fluturon mbi traversë. (VIDEO)

72’ Pusi ndëshkohet me karton të verdhë.

65’ Sala ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Denison.

62’ Qefalija pranë golit, por topi ndalet nga traversa. (VIDEO)

62’ Largohet Vila në lojë futet Kaçorri.

58’ Dy ndyshime te Vllaznia! Largohen Çoba dhe Mala, në lojë futen Ajdareviç dhe Gruda.

51’ Qefalija gjuan nga distanca, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, trajnerët iu besojnë të njëjtëve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

45’+1′ Lojtarët e Dinamos gjuajnë drejt portës së Qarrit po nuk arrijn të finalizojnë me gol. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42’ Zabërgja shpërdoron sërish duke e dërguar topin mbi traversë. (VIDEO)

41’ Zabërgja gjuan drejt portës, topi për pak sa nuk përfundon në rrjetë. (VIDEO)

40’ Balaj gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon shumë pranë shtyllës. (VIDEO)

38’ Denison gjuan drejt portës së Qarrit, ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe pret lehtësisht topin. (VIDEO)

22’ Denison përfiton nga gabimi i mbrojtjes dhe gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

19’ Balaj gjuan dhe Sali pret, por topi prek dorën e Salit dhe shkodranët pretendojnë penallti. Jorgji vijon me lojën. (VIDEO)

10’ Balaj gjuan me kokë, traversa i mohon golin. (VIDEO)

8’ Balaj gjuan drejt portës por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

8’ Boshnjaku tenton të pasojë në zonë por Behiratçe largon topin.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Sala, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: Thomas Brdariç

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Gudiabi, Smaçi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila.
Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2024-05-04 at 15.57.19

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"