Shkëndija-Milan / Kutrone i jep fitoren ekipit italian (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2017 | 21:09

Shkëndija-Milan / Kutrone i jep fitoren ekipit italian (Video)

Një gol i të riut Kutrone i ka mohuar Shkëndijës së Tetovës rezultatin historik në ndeshjen e kthimit të play-off të Lugës së Europës përballë Milanit. Fitorja 6-0 e ndeshjes së parë nga italianët bënte të qartë se kush do të kalonte më tej në turne.

milan

Ndaj ata luanin sot me shumë zgjedhje të dyta në formacionin titullar. Por goli i Kutrones në pjesën e parë të ndeshjes ka qenë ai që ka rezistuar deri në fund të takimit, që u mbyll me fitoren minimale të skuadrës italiane.

Shkëndija Tetovë-Milan 0-1
13’ Kutrone

Shkendija Tetovë: Zahov, Bejtulai, Teqja, Cuculi, Todorovski (79′ Murati), Alimi, Totre (88′ Fazlagiq), Celikoviç, Ibraimi, Hasani, Radeski (73′ Abdurahimi).

Trajner: Qatip Osmani

Milan: Storari, Zapata, Bonuçi, Romanjoli (46′ Abate), Kalabria, Mauri, Lokateli (73′ Gabia), Zanelato, Antoneli, Kutrone (58′ Suso), Andre Silva.

Trajner: Vinçenco Montela

KV: Zapata, Romanjoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"