VIDEO/ Lushnja mposht Devollin dhe merr kryesimin, Apolonia e Besa triumfojnë në transfertë. Feston Elbasani, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:31

VIDEO/ Lushnja mposht Devollin dhe merr kryesimin, Apolonia e Besa triumfojnë në transfertë. Feston Elbasani, ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë, Grupi B, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Lushnja triumfoi në shtëpi ndaj Devollit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit Mezini në minutën e 35-të, duke rrëmbyer kryesimin.

 

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Triumf i artë edhe për Apoloninën në transfertën e vështirë të Fushë-Krujës, përballë Ilirisë. Ndërkohë në sfidat e tjera, Besa ka fituar me përmbysje ndaj Turbinës, falë dopietës së Çelhakës nga pika e bardhë  e penalltisë.

 

bandicam 2020-01-25 13-36-15-429

Fitore e artë edhe për Elbasanin e vendit të fundit, përballë Orikut. E vetmja sfidë që u mbyll në barazim ishte ajo mes Shënkollit dhe Pogradecit.

REZULTATET:

LUSHNJA-DEVOLLI 1-0

Meznini 36′ 

GOLI I LUSHNJËS: 

PENALLTIA E HUMBUR:

ELBASANI-ORIKU 2-0

Peposhi 45+1′ , Duka 50′ 

ILIRIA-APOLONIA 0-1

Mihana 77′ 

TURBINA-BESA 1-2

Jaupi 71′ (p)/ Çelhaka 82′ (p), 86′ (p)

SHËNKOLLI-POGRADECI 0-0

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"