Lika: Shpërdoruam shumë, por jam i kënaqur nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2015 | 15:42

Lika: Shpërdoruam shumë, por jam i kënaqur nga skuadra

likaaaHasan Lika nuk ndjehet i zhgënjyer në rezultatin që skuadra e tij mori në Pukë ndaj Tërbunit. Përkundrazi, bashkëtrajneri i verilindorëve përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar ku arritën dhe të barazonin.  Ndërkohë theksoi që mungesa e golit, shpërdorimet e teprëta i dhanë rrjedhë tjetër lojës.

“Kur shpërdoron shumë, mund të gabosh shumë dhe të pësosh një gol sigurisht për meritë të kundërshtarit, bëhet më e vështirë rrjedha e lojës. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, lojtarët dhanë maksimumin, kemi krijuar shumë raste, kemi detyruar të qëndrojë kundërshtari në gjysmëfushën e tij, por ja dolën dhe të barazonim”.

Çfarë i mungoi skuadrës?

“Na mungoi shënimi i golit, po të kishim shënuar, do ta kishim drejtuar ndeshjen ndryshe. Po të kalonim në avantazh ecuria do të vinte ndryshe. Gabimet e mbrojtësve tanë dhe meritë e  kundërshtarit i cili shfrytëzoi shumë mirë dhe realizoi”.

Merkato

“Do të forcohemi, shpresojmë të afrojmë në ekip lojtarë që ti shërbejnë skuadrës gjatë merkatos së janarit. Disa futbollistë që mund ta qojnë ti japin më shumë forcë ekipit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"