Lika: Nuk e kemi kaluar ngërçin, por kemi kalendarin në favor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 16:36

Lika: Nuk e kemi kaluar ngërçin, por kemi kalendarin në favor

Gilman Lika, kapiteni i Vllaznisë, ishte autori i golit të parë në sfidën e sotme. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” si njeriu i ndeshjes, shkodrani tregoi se skuadra ishte duke kaluar një ngërç psikologjik dhe fitorja ndaj Lushnjës i qetëson disi.

Lika2

“Goli i shpejt që shënuam na dha një plus për vazhdimësinë e minutave. Skuadra ka një ngërç psikologjik. Kishim 7-8 raste të pastra për gol. Nuk e kemi kaluar ngërçin, por me fitoren e sotme kemi bërë një hap të rëndësishme duke ditur se kalendarin e kemi të favorshëm. Është shtuar besimi. Do ti marrim ndeshjet një nga një. Ndeshja me Luftëtarin është më vështirë se ajo ndaj  Lushnjës, por prapë ne e kemi detyrë të fitojmë.

E ndjejmë mungesën e tifozëve, pasi dihet që Shkodra është ekipi që ka më shumë tifozë në të tërë Shqipërinë. Nëse sot do të ishin 3-4 mijë tifozë, do të ishte një plus shumë i madh për ne. Prezenca e tyre ndikon shumë në fushë, do të ishte njëkohësisht presion për kundërshtarin.

Besoj se në fazën e dytë, kalendarin e kemi komplet në favor. Pjesën e madhe të ndeshjeve i kemi në shtëpi. Ndeshja e Kupës së Shqipërisë me Tiranën është krejt tjetër nga ajo e fundit të sezonit të kaluar në kampionat,” u shpreh mesfushori pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"