LIGA E EUROPËS/ Caktohen gjyqtarët për Teutën dhe Laçin. Një 27-vjeçar francez për durrsakët, kurbinasve u vendoset një holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 13:29

LIGA E EUROPËS/ Caktohen gjyqtarët për Teutën dhe Laçin. Një 27-vjeçar francez për durrsakët, kurbinasve u vendoset një holandez

Janë përcaktuar dhe gjyqtarët e dy sfidave të tjera të raundit të dytë të Ligës së Europës Teuta-Granda dhe Laçi-Hapoel Ber Sheva.
TEUTA LACI
Sfidën e durrsakëve me spanjollët do të gjykohet nga 27-vjeçari francez Uili Delajo. Ai ka arbitruar në karrierë 112 takime, ndërsa në Europë kjo do të jetë ndeshja e parë që do të drejtojë në nivel klubesh. Sipas CV-së, në 112 sfida ka nxjerrë nga xhepi 396 herë kartonin e verdhë  (afërsisht 3-4 kartona në ndeshje).
1_UxXMr1fz4YTwBaXvwniZJg
Njëkohësisht ai ka gjykuar 3 miqësore ndërkombëtare për kombëtaret e moshave të Europës. Delajo do të ndihmohet në sfidën Teuta-Granada nga Filip Zhan, Siril Munjer (arbitra të linjës) dhe Erik Vatelie (arbitër i katërt). Ky takim do të luhet në datën 17 shtator në “Niko Dovana”, ora 16:00.

Referee *Jochem Kamphuis*
Ndërkohë, përballja e Laçit me izraelitët e Hapoel  Ber Shevës do të gjykohet nga 34-vjeçari holandez Joçem Kampuis. Ndryshe nga kolegu i tij francez Delajod, Kampuis ka një përvojë të shkurtër në kompeticionet e futbollit europian për klube teksa ka vendosur drejtësi në 5 sfida (kompeticionet e moshave). Në total, Kampuis numëron gjithsej 326 takime, ka dhënë 1055 kartona të verdhë (përafërsisht 3 kartona për ndeshje) dhe 48 herë kartonin e kuq. Takimin e Laçit, Kampuis do ta menaxhojë me Johan Balder, Bas van Dongen (arbitra të linjës) dhe Alard Lindu (arbitër i katërt).

Kurbinasit luajnë në “Elbasan Arena” pasditën e 17 shtatorit, ora 19:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"